Moti sot i paqëndrueshëm, temperatura deri në 32 gradë Celsius

Moti sot do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët me erë të dobët.

Gjatë pasdites, në pjesët lindore të vendit moti do të jetë jostabil, por kjo do të zgjasë shkurt. Priten edhe reshje të shiut dhe stuhi të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 20, kurse maksimalja prej 27 deri në 35 gradë Celsius.

Siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira lokale dhe me erë të dobët në drejtimin juglindor. Temperatura minimare do të jetë 17 gradë Celsius, kurse maksimalja do të arrijë deri në 32 gradë.

LEXO EDHE:

Back to top button