Xhaka: Nuk është ëndërr, ne mund ta fitojmë titullin

Futbollisti i kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur për kamerat e “Sky Sport” në lidhje me këtë sezon të Arsenalit në Premier Ligw. Mesfushori shqiptar shpreson që klubi i tij nga Londra të festojë në fund të këtij sezoni 2022/23.

Ai thotë se është tifoz i madh i ëndrrave, por kjo që po ndodh tani nuk është ëndërr, sepse ai mendon se me këtë klub mund të arrij sukseset.

 

“Jam tifoz i madh i ëndrrave, por kjo nuk është ëndërr, është diçka që ne mund ta arrijmë”, thotë Granit Xhaka për titullin e Premier Ligës.

Skuadra e Arsenalit momentalisht është në vendin e parë me 60 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Mançester City (55)./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button