Xhamajka dominon finalen e femrave në 100 metra

Kombëtarja e atletika nga Xhamajka, në konkurencën e femrave ngjitet në majën e botës, duke dominuar garën e 100 metrave, të zhvilluar në pistën e Eugene (Amerikë). Tri vendet e para të finales klasike u fituan nga tri atletet nga xhamajka, gjë që ndodh për herë të parë në histori.

Medalja e artë u fitua nga një ikonë e garave “sprint”, xhamajkania 35-vjeçare Shelli-An Frejzer-Prajs. Ajo dha kohën 10”67, duke lënë pas patriotet e saj Sherika Xhekson Uiliams (10”73) dhe Elen Tompson (10”81).

E veçanta është se Frejzer-Prajs shpallet kampione e botës në garën e 100 metrave, për herë të pestë në karrierën e saj, si asnjë atlete tjetër në këtë disiplinë. Ajo ka fituar medaljen e  artë në 100 metra edhe në vitet 2009 (Berlin), 2013 (Moskë), 2015 (Pekin) e 2019 (Doha).

Pavarësisht moshës, ajo tregoi se është një “mbretëreshë” e garave të shpejtësisë, e paarritshme nga rivalet e saj. Fakti që fiton 5 të arta tregon se është një ikonë, pasi asnjë atlete tjetër nuk e ka arritur këtë gjë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button