Xhamal dhe Uilliams, një dyshe shkatërruese iberike

Lamine Xhamal dhe Niko Uilliams janë që tani protagonistë absolutë të Spanjës dhe të futbollit europian. Edhe pse shumë të rinj në moshë, dy krahët e sulmit të iberikëve kanë treguar se çfarë janë në gjendje të bëjnë dhe shifrat e regjistruara në Euro 2024 e vërtetojnë më së miri.

Xhamal dha ndaj Gjeorgjisë asistin e tij të dytë në këtë turne, duke u bërë adoleshenti i parë që arrinte këtë shifër që kur e kishte bërë një gjë të tillë Kristiano Ronaldo në vitin 2004.

Në anën tjetër, Uilliams ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit 3-1, duke u bërë lojtari i tretë më i ri në historinë e Spanjës pas Fabregas dhe Ferran Torres që shënonte në një Europian. Nëse Xhamal tund rrjetën gjatë këtij turneu, rekordi do i shkojë atij.

Të dy krahët e sulmit ishin të jashtëzakonshëm në këtë sfidë ndaj Gjerogjisë dhe së bashku regjistruan 12 gjuajtje në portë, krijuan 9 raste shënimi, prekën topin 160 herë, kompletuan 96 nga 102 pasimet e tyre dhe tentuan 19 driblime.

Uilliams ishte që vendosi një rekord të ri, duke u bërë lojtari i parë që kur regjistrohen të dhënat në Kampionate Europiane, në vitin 1980, që shënon një gol, jep asist dhe kompleton 100% të pasimeve të tij (46/46) në një ndeshje si titullar. Gjermania (dhe kushdo tjetër) është e paralajmëruar.

LEXO EDHE:

Back to top button