Xhami i aeroplanit, Ballkani detyrohet të kthehet në Pragë

Skuadra e Ballkani zhvilloi ndeshjen ndaj Slavia Pragës, ndërsa kthimi drejt Prishtinës nuk ka shkuar mirë për klubin nga Suhareka.

 

Kjo pasi pas 45 minutash fluturim, aeroplani me të cilin kanë nisur fluturimin ekipi i Ballkanit i është dashur të kthehej. Aeroplani ishte nisur për në Prishtinë, por është kthyer sërish për në aeroportin e Pragës, pasi i është krisur xhami.

 

 

 

Por pas qëndrimit disa orësh në Pragë, i gjithë delegacioni i Ballkanit ka marrë rrugë para disa minutave për në Prishtinë. Arritja e tyre në Prishtinë është e paraparë rreth orës 10 të mëngjesit dhe tanimë nuk ka asnjë problem.

LEXO EDHE:

Back to top button