Xheko: Man. Siti së bashku do të shihemi në Stamboll

Interi, që eliminoi Milanin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, mësoi dje emrin e ekipit rival në finalen e Stambollit. Për sulmuesin boshnjak të Interit, Edin Xheko, kjo sfidë do të jetë e veçantë, pasi do të luajë kundër ish-skuadrës së tij. Xheko ka luajtur me “qytetarët” për 5 sezone, duke fituar edhe dy tituj kampionë në Premier Ligë.

 

“Man. Siti së bashku do të shihemi në Stamboll”.

Një deklaratë shoqëruar me një foto, ku në gjysmën e saj kishte veshur fanellën e Interit e në gjysmën tjetër atë të Man. Sitit.

Xheko, te Man. Siti realizoi 72 gola në 189 ndeshje, ndërsa me zikaltërit ka realizuar 31 gola në 97 ndeshje. Kjo është hera e parë që sulmuesi boshnjak shkon në finalen e Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, në moshën 37-vjeçare.

LEXO EDHE:

Back to top button