Xhelatina mund të jetë shumë e dobishme: Ka ndikim pozitiv në nyja, kjo është mënyra e duhur e përdorimit

Xhelatina mund të jetë shumë e dobishme: Ka ndikim pozitiv në nyja, kjo është mënyra e duhur e përdorimit

Hulumtime të shumta klinike kanë treguar në praktikë që xhelatina ndikon pozitivisht në funksionimin e sistemit muskulor-skeletor, domethënë të nyjave

Komponenti i saj kryesor është proteina e kolagjenit, që është baza e indit lidhor. Kjo substancë gjithashtu përmban sasi të konsiderueshme të këtyre amino-thartirave: shpargull; glutaminë; prolinë; analinë; glicinë etj.

Aminoacidet ndihmojnë në përmirësimin e proceseve metabolike, por përshpejtojnë edhe punën e trurit dhe të funksionit mendor.

Si ndikon xhelatina në nyja

Tetivat, ligamentet dhe kërci kryesisht përbëhen nga kolagjeni. Indet e saj krijojnë bazën e cila u ofron fleksibilitet kockave.

Kolagjeni ka edhe një funksion të rëndësishëm dhe ai është që t’u ndihmojë qelizave të kockave që të absorbojnë kalciumin, mineral i cili është i domosdoshëm për fortësinë dhe qëndrueshmërinë e tyre.

Në qoftë se në trup ka mungesë kolagjeni, seriozisht ndikon në shëndetin tonë dhe çon deri në këto gjendje:

▪ ngadalësimin e shërimit pas lëndimeve;
▪ distrofinë e kërcit e cila shoqërohet me dhembje;
▪ osteoporozë.

Xhelatina është një mjet shumë i dobishëm që ndihmon në trajtimin dhe parandalimin e problemeve të sistemit muskuloskeletor. Mbështet zhvillimin dhe forcimin e indit lidhës dhe kërcor, parandalon ndryshimet distrofike. Studime të shumta tregojnë se marrja e xhelatinës për kyçe redukton dhimbjen dhe përmirëson funksionin motorik.

Megjithatë, nëse jeni duke marrë këtë substancë, duhet të dini se ka disa kufizime. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe rritja e koagulimit të gjakut duhet të konsultohen me mjekun përpara se të marrin xhelatinë. E njëjta gjë vlen edhe për ata me probleme me traktin gastrointestinal, me predispozicion ndaj infeksioneve urinare ose kolelitiazës. Njerëzit të cilët janë të prirur ndaj alergjive gjithashtu duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse kjo bimë mund t’i shkaktojë ato.

LEXO EDHE:

Back to top button