Xhenova me 14 raste positive, pas sfidës me Napolin

Skuadra e Xhenoas ka njoftuar se 14 anëtarë të skuadrës së tyre, mes të cilëve tetë lojtarë, rezultuan pozitivë për “COVID-19” pas ndeshjes me Napolin. Deri më tani, vetëm portieri Matia Perin dhe mesfushori Lase Shone janë konfirmuar që kanë koronavirus.

Sipas “Sportitalia”, raundi i fundit i testeve pas humbjes të së dielës 6-0 ndaj Napolit zbuloi se virusi ishte përhapur në të gjithë grupin e ditës së ndeshjes. Është konfirmuar me një deklaratë nga Xhenoa, e cila pranoi se tani janë 14 anëtarë të grupit të ditës së ndeshjes , që përfshin anëtarë të stafit, të cilët dolën pozitivë.

LEXO EDHE:

Back to top button