Xherdan Shaqiri, ka humbur dëshirën për shpejtësi!?

Xherdan Shaqiri i ka pasion veturat dhe shpesh është paraqitur me markat më të shtrenjta të viteve të fundit. Së fundmi ai është parë me një Lamborghini Urus, prodhim i vitit të fundit.

 

 

I pyetur nga gazetari i “Blick”-ut nëse vozit shpejtë pasi që në Francë lejohet deri në 130 km/h, ai është shprehur se dëshira e tij për shpejtësi ka rënë.

 

“Unë ngas makinën gjithnjë e më me qetësi me moshën. Dikur isha shumë i shpejtë, jo më sot”, ka thënë Shaqiri.

 

Nga Franca në Zvicër, Xherdan Shaqiri tha se i ka bërë rreth një orë e gjysmë. Ndryshe Xherdan Shaqiri do të bëjë paraqitjen e tij të 100 me fanellën e Zvicrës.

Futbollisti i lindur në Zhegër të Gjilanit në grumbullimin e tij para ndeshjeve me Irlandën e Veriut dhe Lituanisë, ka mësuar se në mungesë të Granit Xhakës, do të jetë kapiteni i kombëtares së Zvicrës. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button