Xherdan Shaqiri shënon, Lioni mund Trojën

Xherdan Shaqiri realizon golin e parë në kampionatin e Francës. Mesfushori ofenziv nga Kosova, arriti që të barazojë shifrat në 1-1 në përvalljen me skuadrën e Trojës, e cila hapi rezultatin në fund të pjesës së parë me Shevelinin.

Shaqiri më mirë u gjend në zonën e 16 metërshit dhe pasi dribloi mbrojtësin kundërshtar , dërgoi një projektil të vërtetë në këndin opozitar. Më vonë , në skenë doli Emerson për të sjell epërsi për Lionin, ndërsa Paketa vulosi fatin e kësaj sfide, e cila me plot meritë i takoi vendasve pran rezultatit 3-1.

Me këto tri pikë, Lioni është në vendin e 6 me 11 pikë, ndërsa Troja me 5 pikë është në vendin e 17, një pozitë më lartë se zona e rrezikut.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button