Xherllek: Kapaciteti i “Torlak” është 1 milion doza për një muaj, do të ketë mjaftueshëm edhe për RMV-në

“Kapaciteti i prodhimit të vaksinave është diku 1 milion në muaj. Prodhimi nuk do të jetë vetëm për nevojat e Serbisë por për gjithë rajonin përfshi edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne presim që dozën e parë ta prodhojmë mes 1-10 qershori. Më 5 qershor shpresojmë të kemi të prodhuara 1 milion doza të vaksinës Sputnik V”, deklaroi Mirsad Xherllek, Sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.

Ndërkohë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, ka shprehur falënderimet e qeverisë së republikës së Maqedonisë së Veriut për vaksinat e donuara.

“Konstatuam se shumë punë janë të ngjashme dhe se definitvisht në rajon ka lëvizje identike të epidemisë. Sigurisht që kam shprehur falënderime të mëdha për vaksinat e donuara”, tha Filipçe.

LEXO EDHE:

Back to top button