Xhipi që morri flakë në Strumicë dyshohet se i përkiste një ish-inspektori në Ministrinë e Brendshme

Xhipi që morri flakë në Strumicë dyshohet se i përkiste një ish-inspektori në Ministrinë e Brendshme

Një veturë e tipit “Land Rover” mbrëmë është kapluar nga zjarri në qytetin e Strumicës. Nga zjarri gjithashtu është dëmtuar edhe një tjetër veturë e parkuar në afërsi. Sipas informacioneve jo zyrtare, vetura e djegur i përket një ish inspektori për lëndë narkotike.

Nga MPB njoftuan se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 ndërsa nga flakët janë përfshirë vetura “Land Rover” në pronësi të N.M (51vjeç) nga Strumica si dhe veturë e tipit “Ford” në pronësi të V.T (53vjeç). Persona të lënduar nuk ka ndërsa po analizohen pamjet nga kamerat përreth me qëllim që të vërtetohet si saktë është shkaktuar zjarri dhe nëse bëhet fjalë për vepër penale.

LEXO EDHE:

Back to top button