Xhiroja e fundit e grupeve, Marseja dhe Totenhami në “luftë” për një biletë

Kompeticioni më prestigjioz në futbollin evropian për klube, Liga e Kampionëve, rikthehet për t’i dhënë fund fazës së grupeve.

Me tetë ndeshje në orar, vëmendja kryesore do të jetë te grupi i Atletiko Madrid, Porto, Leverkuzen dhe Brizh, si dhe ajo te grupi ku janë Totenhami, Marseja, Aintraht Frankfurti dhe Sportingu.

Në Grupin B, Atletiko Madridi dhe Leverkuzeni, luftojnë për një pozitë që çon në Liga Europa, me spanjollët që kanë pesë pike, kurse gjermanët katër. Në të njëjtin grup, Porto ka 9 pikë, kurse Brizh 10 pikë, që do të thotë se pozita e parë është në luftë po ashtu.

Grupi B sheh sonte të përballen Atletiko Madrid me Porto dhe Leverkuzeni me Klub Brizhin.

Situatë interesante është edhe në grupin D, ku Tottenhami ka 8 pikë në pozitën e parë dhe luan me Marsejën që ka 6 pikë në pozitën e fundit. Gjithçka e hapur për secilën pozitë. Sporting me 7 pikë në pozitën e dytë luan kundër Aintraht Frankfurtit që ka po ashtu 7 pikë, në një pozitë më poshtë.

LEXO EDHE:

Back to top button