Xhoshua-Fjuri, dy sfida për 500 mln stërlina

Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri do të përballen për bashkimin e titujve në peshat e rënda, ndërsa sipas mediave britanike, spektakli i boksit do të ketë një fond shpërblyes në vlerë prej 500 mln stërlina.

Sipas burimeve të njëjta, menaxherët e të dy boksierëve, Edi Hern dhe Bob Arum, duhet së shpejti të ulen në masën e bisedimeve që të precizojnë të gjitha detajet dhe mediat britanike paralajmërojnë se këto dy boksierët do të përballen dy herë.

Sfida e parë do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në Abu Dabi ose Katar, me fond shpërblyes prej 200 mln stërlina, ndërsa sfida e dytë do të zhvillohej në Londër me fond shpërblyes prej 300 mln stërlina.

LEXO EDHE:

Back to top button