Qeveria miratoi rekomandimet e KSI-së, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Këtë e njoftoi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev.

“Gjendemi para një sfide të re në luftën tonë me pandeminë të shkaktuar nga Kovid-19. Qeveria ka sjell vendim që të pranoj rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Masat do të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 20 janar në mesnatë, me qëllim që të shmanget rritje e të infektuarve me Kovid-19. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, grumbullimi i më shumë personave në hapësira të hapura dhe të mbyllura në prag të festave të fund-vitit, e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.

Masat mbajnë emrin “festo me kujdes”.

“Ti japim shans 2021 që të na sjell shpresë, të jemi të përgjegjshëm për festa, festoni me përgjegjësi”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button