Filipçe: Gjendja me koronavirusin është stabile, vaksina do të jetë pa pagesë

“1300-1400 pacientë po kurohen nëpër spitalet e vendit. Gjendja po rëndohet por megjithatë mirë po menaxhohet dhe kemi vende të lira. Kemi diku 150 krevate të lira”, tha Filipçe derisa raportoi për gjendjen në aktuale në vend të shkaktuar nga Kovid-19.

“Sa u përket vaksinave, procesi po rrjedh normalisht, frigoriferët për rruajtjen e vaksinave pritet të arrijnë së shpejti. Jemi aktiv në tre fusha për furnizimin me vaksina. Vaksinat do të jenë pa pagesë, prioritet do të kenë punonjësit shëndetësorë. Bëjë thirrje që qytetarët të mos bëhen pre e lajmeve të rrejshme, Vaksinat janë të sigurta”, tha Filipçe duke nënvizuar se qëllimi është mbrojtja e shëndetit të qytetarëve.

LEXO EDHE:

Back to top button