" "
Boksieri britanik Entoni Xhoshua, kampion bote në peshën e rëndë (VBA, VBO, IBF) ka deklaruar se patrioti i tij Tajson Fjuri është xheloz për fizikun e tij. Xhoshua kujdeset shumë për fizikun e tij, aq sa shpesh është konsideruar si një “bodybuilding” se sa një boksier. Krejt e kundërta është Fjuri, që nuk i kushjton aspak vëmendje pamjes së jashtme.
“Mendoj se Fjuri është xheloz për fizikun tim. Unë jam gjithçka që ai ëndërron të jetë për sa i përket pamjes së jashtme dhe fizikut. Ai pi shumë pasi e di që asnjëherë nuk mund të jetë si unë. Unë jam serioz në punën time, në përgatitjet e mia dhe dua të jem në formë kur të duelojmë mes nesh”, u shpreh Entoni Xhoshua.








