Xhoshua-Fjuri, në stadium të mbyllur në Lindjen e Mesme?

Përballja e boksit për peshat e rëndë në boks mes britanikëve Entoni Xhoshua dhe Tajson Fjuri do të zhvillohet në Lindjen e Mesme, në muajin korrik. Këtë gjë e ka konfirmuar promotori i njohur i boksit Edi Hearn, njëkohësisht menaxher i Xhoshuas. Hern, gjatë ditëve të fundit ka kryer disa udhëtime dhe do t’u paraqesë dy boksierëve disa propozime për vendin dhe datën. Në këto propozime do të jetë edhe data 24 korrik, në stadiumin “Uembli”, por në përparësi për të organizuar këtë sfidë mbetet Lindja e Mesme.

 

 

“Idealja për këtë sfidë do të ishte stadiumi “Uembli”, me 100 mijë tifozë. Gjithsesi, kemi oferta nga Lindja e Mesme, me stadiume të mbyllura me 15-20 mijë tifozë, që janë gati për sfidën. E dimë që në korrik aty është shumë vapë, ndaj nuk do të zhvillohet në ambient të hapur”, tha Hern.

 

Hern dhe Xhoshua e kanë një përvojë në Lindjen e Mesme, kur në Arabinë Saudite organizuan revanshin mes XHoshuas dhe Ruizit (dhjetor 2019), me britanikun që fitoi pas 12 raundeve dhe rimori titujt kampionë bote.

LEXO EDHE:

Back to top button