Xhoshua i paqartë për të ardhmen, kërkon sfidën me Uajllderin

Boksieri britanik Entoni Xhoshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, pasi dështoi të duelojë këtë vit ndaj patriotit të tij Tajson Fjuri, shpalosi planin për të dueluar ndaj një ish-kampioni bote vitin tjetër.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Oleksandr Usyk, në agjendën e Joshua është edhe amerikani Deontej Uajllder.

“Të dyja palët janë të interesuara për këtë sfidë. Edi Hern ka biseduar me palën tjetër dhe ata janë shprehur të gatshëm. Gjithsesi, asnjëri nuk dëshiron të thotë ndonjë gjë më konkrete për këtë sfidë deri në momentin që do të arrijmë marrëveshjen dhe të hidhen firmat”, u shpreh Xhoshua për “Daily Mail”.

 

Xhoshua ende nuk ka një plan konkret se kur do të rikthehet në ring dhe ndaj kujt.

 

“Ende nuk mund të them ndonjë gjë konkrete. Duhej të ngjitesha në ring që këtë vit, të paktën ky ishte plani im, por ja ku jam. Me shumë gjasa do të dueloj sërish vitin tjetër, por ende nuk kemi një rival. Me Uajllderin mund të dueloj në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm. Kur të jem gati do të dueloj sërish”, tha Xhoshua.

LEXO EDHE:

Back to top button