Xhoshua konfirmon sfidën e 1 prillit në Londër

Boksieri britanik Enthoni Xhoshua dhe ai amerikan Xhermajn Franklin do të përballen mes tyre më 1 prill të këtij viti, duel që do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Dy boksierët kanë rënë dakord për këtë sfidë, duke firmos marrëveshjen dhe zyrtarizuar atë, ndërkohë që konferenca për shtyp do të zhvillohet në mesjavë.

Xhoshua me 24 fitore e 3 humbje në karrierë, rikthehet në ring pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, në muajin gusht të vitit të kaluar. Ndërsa Franklin me 22 fitore e 1 humbje në karrierë, vjen nga humbja që pësoi ndaj Dilian Uajtit në nëntorin e vitit të kaluar.

Për Xhoshuan, 33 vjeç, kjo është një sfidë vendimtare për të ardhmen e karrierës së tij, pasi një humbje tjetër do të thotë “lamtumirë” ring.

Xhoshua është ish-kampion bote në peshën e rëndë, ndësa Franklin 29 vjeç, synon të fitojë këtë sfidë me shpresën që të ngjitë shkallët dhe duelojë për titullin në të ardhmen.

LEXO EDHE:

Back to top button