Xhoshua ndrron trajnerin në prag të sfidës së 1 prillit

Entoni Xhoshua ka emëruar Derik Xhejms si trajnerin e tij të ri për luftën e rikthimit në peshën e rëndë kundër Xhermejn Franklinit, më 1 prill. Boksieri britanik ndau rrugët me Robert MekKraken pas humbjes së tij të parë ndaj Usyk në shtator 2021 dhe filloi bashkëpunimin me Robert Garsia-n për të ndryshuar stilin e tij të luftës në revansh. Megjithatë, ai humbi pas një vendimi të ngushtë në takimin e dytë në gusht.

Xhoshua që atëherë ka udhëtuar në SHBA dhe do të punojë me Xhejmsin, i cili krenohet me një listë talentuar boksierësh si kampionin e unifikuar Erol Spenser Jr. Amerikani ka fituar më parë çmimin e “Trajnerit të Vitit” të “Ring Magazine”-s në 2017 dhe gjithashtu është vlerësuar për arritjet e tij nga “WBC” në 2020. Xhejms është i njohur për stërvitjen e luftëtarëve të tij për të qenë agresivë dhe për të marrë çdo herë nokaute gjatë përballjeve, gjë që Xhoshua e ka kërkuar në duelet e tij të fundit.

Kur u pyet për përvojën e tij me Xhoshua në palestër deri më tani, Xhejms zbuloi se ishte i impresionuar nga boksieri i peshave të rënda.

“Po, ai (përshtatet me stilin agresiv në duele). Ai nuk dëshiron të ndalet. Me të vërtetë u impresionova. Ishte fantastike ta shikoja. Por, e pashë mënyrën se si do të punonim. Ai është një nxënës i mirë. Çdo luftëtar që ka një trajner të ri, ka të bëjë me manovrimin dhe arritjen e nivelit të lartë, atje ku vërtet e dini se çfarë po bën, përpara se të shkoni në disa luftime të mëdha. Kjo është pjesa më e rëndësishme për Xhoshuan,” tha mes tjerash Xhejms.

Xhoshua zgjodhi të ndante rrugët me trajnerin MekKraken pasi u kritikua për strategjinë e tij konservatore në humbjen e tij të parë ndaj Usyk.

LEXO EDHE:

Back to top button