Pioli kërkon “rikthimin” e futbollistëve të lënduar

Milan-i është në krizë në kampionat dhe duhet të kthehet në rrugën e fitoreve sa më shpejt të jetë e mundur. Për ta bërë këtë, trajneri Stefano Pioli ka një “shpresë të trefishtë”.

Nga sa mësohet nga zërat e fundit, në 48 orët e ardhshme klubi do të zhvilloje teste të tjera për lojtarë e dëmtuar për të kuptuar si po shkon rikuperimi i Majk Manjanit, Fikajo Tomori dhe Ismael Benaser. Të tre po bëjnë çfarë është e mundur për të qenë në dispozicion pas një jave kur “kuqezinjtë” do të luajnë në Ligën e Kampionëve kundër Totenham-it, por nuk do të jetë e lehtë.

Mbrojtësi anglez është ai që ka më shumë shanse për t’u kthyer në kohë mes tre lojtarëve. Megjithatë, edhe rikuperimi i portierit dhe mesfushorit janë shumë të rëndësishëm për klubin.

Veçanërisht mungesa e Mainjan është ndier shumë në këtë sezon me polemika të shumta që kanë shoqëruar paraqitjet e portierit të dytë të “Djallit”, Tatarushanu.

LEXO EDHE:

Back to top button