Xhoshua në ring më 12 gusht, revansh ndaj boksierit britanik

Boksieri britanik Entoni Xhoshua, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të duelojë më 12 gusht ndaj patriotit të tij Dillian Uajt. Palët kanë firmosur kontratat dhe sfida do të zhvillohet në stadiumin “O2 Arena” të Londrës. Lajmin e konfirmoi Edi Hern, promotori i njohur i boksit e njëkohësisht menaxheri i Xhoshua-s. Kjo do të jetë sfida e dytë mes dy boksierëve, me Xhoshua-n, që ka fituar 8 vite më parë më nokaut teknik duelin e parë mes tyre, zhvilluar po në këtë stadium.

“Kontratat janë firmosur dhe tani do të zyrtarizojmë duelin. Do të jetë një përballje e madhe dhe boksierët do të dhurojnë spektakël në ring”, tha Edi Hern, që konfirmoi sfidën e madhe.

Interesant fakti se të dy boksierët kanë dueluar për herë të fundit ndaj të njëjtin rival: Xhermejn Frenklin. Xhoshua (25 fitore e 3 humbje) e mposhti më 1 prill të këtij viti. Ndërsa Uajt (29 fitore e 3 humbje) e ka mundur në nëntor të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button