Përfundoi Festivali Folklorik i Gjirokastrës, interpretuan 1 mijë e 200 artistë

Përfundoi Festivali Folklorik i Gjirokastrës, interpretuan 1 mijë e 200 artistë

Festivali Folklorik Kombëtar ngjarja më e rëndësishme e kulturës shqiptare ndër vite u mbyll mbrëmjen e kaluar Gjirokastër pas 8 ditësh intensive. Nata finale e Festivalit solli një përmbledhje emocionuese të pjesëve më autentike dhe prurjeve burimore nga të gjitha krahinat. Mbrëmja kulmoi me Ansamblin Shota të Kosovës dhe Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë të cilët për herë të shkuan në festival si një trupë e vetme. Vallja e Drenicës, dhe motive tradicionale të valleve të Veriut dhe të Jugut sollën në skenë shumë dinamika. Drejtuesi artistik i Ansamblit Shota tha se festivali është një hap përpara në drejtim të mbrojtjes së trashëgimisë dhe dëshmi se gjithashtu ajo bartet çdo ditë në çdo krahinë nga vetë banorët. Mbrëmja u mbyll pas mesnate me koncertet në pazar të Marsela Çibukaj e më pas të grupit të Flamur Canës. Festivali përgjatë 8 ditëve është ndjekur nga më shumë se 10 mijë vetë ndërsa në skenë debutuan 1200 artistë.

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button