Xhoshua refuzon Usyk, kërkon Fjurin

 

- Advertisment -

Boksieri britanik Entoni Xhoshua, kampion bote në peshën e rëndë (IBF, VBA dhe VBO), u shpreh se për vitin 2021 nuk ka asnjë plan të duelojë me ukrainasin Oleksandr Usyk. Ky i fundit u mandatua nga VBO për t’u përballur me Xhoshua, por britaniku ka të tjera plane.

Unë do të shoh kompeticionin tim dhe jo atë të të tjerëve. Unë jam në fazën përgatitore për duelin e radhës, të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja. Ky është një sport që të ofron edhe mundësi për biznes, ndaj do të shoh mundësitë më të mira që më ofron”, tha Xhoshua.

Xhoshua do të mbrojë titujt kampionë me 12 dhjetor, në një duel ndaj bullgarit Kubrat Pulev.

Në rast se fiton këtë sfidë, Xhoshua pritet të zhvillojë dy përballje ndaj Tajson Fjurit gjatë vitit të ardhshëm për të unifikuar titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

LEXO EDHE:

Back to top button