“Xhoshua, vetëm me taktikë strikte mund të mposht Usyk”

Më 20 gusht, në Xhedah të Arabia Saudite do të zhvillohet revanshi për titujt kampionë bote në peshën e rëndë mes britanikut Entoni Xhoshua dhe ukrainasit Oleksandr Usyk. Ky i fundit mban titujt e këtij Divizioni, pas fitores që arriti në përballjen e parë mes tyre, në shtatorin e vitit të kaluar.

David Haye, ish-kampion bote në peshën e rëndë, shprehet se për patriotin e tij Xhoshua kjo sfidë është e veçantë, madje vendimtare. Britaniku synon të bëhet kampion bote për të tretën herë, por nëse humbet revanshin, atëherë rrezikon të mos duelojë më, duke u tërhequr para kohë nga sporti.

“Në përballjen e parë Xhoshua u nxitua në ring dhe humbi. Nëse ai sjell një plan të shkëlqyer loje dhe bën gjithçka që duhet të bëjë për të mundur Usyk, atëherë do të fitojë. Por nëse Usyk arrin të triumfojë sërish, atëherë Xhoshua nuk ka se çfarë t’i mbesë veçse të tërhiqet.

Për momentin, Xhoshua beson se i ka të gjitha aftësitë për të mposhtur Usyk dhe mendoj se ai fizikisht i ka. Gjithçka që ai duhet të bëjë është ta bëjë taktikisht atë si duhet dhe ai duhet të jetë në gjendje të mundë Usyk. Shpresojmë që ekipi i tij t’i japë atij udhëzimet e duhura dhe ai mund të dalë atje dhe të përmbushë atë që shumica prej nesh besojnë se është fati i tij”, u shpreh Haye.

LEXO EDHE:

Back to top button