Xi dhe Putin do të diskutojnë për luftën në Ukrainë

Xi dhe Putin do të diskutojnë për luftën në Ukrainë

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin do të diskutojnë për luftën në Ukrainë dhe “tema të tjera ndërkombëtare dhe rajonale” në takimin e tyre që do ta kenë këtë javë, thotë Kremlini.

Të dy do të takohen në Uzbekistan në një samit që do të tregojë një “alternativë” ndaj botës perëndimore, tha Kremlini.

Xi është duke e bërë udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fillimi i pandemisë.

Xi do të fillojë vizitë e tij tre ditore në Kazakistan, të mërkurën. Më pas ai do të takohet me Putinin të enjten në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand, i cili do të zhvillohet nga 15-16 shtator.

Putin do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit, por takimi i tij me udhëheqësin e Kinës “është i një rëndësie të veçantë”, tha zëdhënësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.
Ai tha se samiti po zhvillohej “kundër sfondit të ndryshimeve politike në shkallë të gjerë”.

Kina dhe Rusia kanë kërkuar prej kohësh të pozicionojnë SCO-në, të themeluar në vitin 2001 me katër ish-kombe të Azisë Qendrore sovjetike, si një alternativë ndaj perëndimit, shkruan BBC.

LEXO EDHE:

Back to top button