Ylber Ramadani, “maratonomaku” i Seria A

Tashmë gjithçka është e konfirmuar dhe “shkatërruesi” i mesfushës së kombëtares së Shqipwrisw, Ylber Ramadani mund të quhet zyrtarisht “maratonomaku” i Serie A, me faqen e specialiuzar “Transfermarkt.it’, që shpërndau së fundmi lojtarët me mesataren më të lartë të kilometrave të përshkruara gjatë një 90-minutëshi deri në këtë pikë të sezonit në elitën e futbollit italian.

Mesfushori i kombëtares kuqezi që aktivizohet me Leçen dhe në renditjen e specalistëve ka zënë vendin e parë me një mesatare prej 12.098 kilometrash në 30 ndeshje të luajtura. 28-vjeçari, la pas në këtë renditje emra si “yllin” skocez të Bolonja, Evan Ferguson, “shkatërruesin” e Roma-s, Brajan Kristante, si dhe udhëheqësin e mesfushës së Juventus, Manuel Lokatelli.

Në këtë sezon, Ramadani rezultoi si një nga lojtarët më të spikatur të “verdhekuqve”, të Leçe duke u konsideruar si një prej titullarëve fiks të skuadrës, teksa së fundmi, mesfushori po kalon një infeksion, por që nuk do ta mbajë gjatë jashtë fushave të lojës me Ramadanin që me shumë mundësi do të rikthehet që këtë fundjavë në sfidën që skuadra e tij luan ndaj Monza-s.

LEXO EDHE:

Back to top button