OKB: Kriza shëndetësore do të përkeqësohet në Rafah me rritjen e temperaturave

OKB: Kriza shëndetësore do të përkeqësohet në Rafah me rritjen e temperaturave

Kriza sanitare në Rafah, në Rripin jugor të Gazës, pritet të përkeqësohet me rritjen e temperaturave që priten në javët e ardhshme. Këtë e tha zëdhënësi i OKB-së gjatë takimit me mediat ndërkombëtare.

“Dhe jemi vetëm në fund të prillit. Kolegët tanë humanitarë na kujtojnë se më shumë se një milion njerëz, përfshirë burra, gra dhe fëmijë, janë refugjatë në zonë”, nënvizoi zëdhënësi Stephane Dujarric.

Kujtojmë që Izraeli ka paralajmëruar për një ofensivë në Rafah, aty ku janë shpërngulur pjesa më e madhe e banorëve të Gazës, për shkak të luftimeve në pjesën tjetët të enklavës.

LEXO EDHE:

Back to top button