Yll i Bajernit vazhdon të lë dyert e hapur për bisedime për gjigandët e futbollit

Xhoshua Kimih konfirmoi që nuk ka asnjë përditësim në lidhje me bisedimet e tij me Bajern Munihun gjatë fundjavës, pavarësisht nga deklarata e drejtorit sportiv Kristian Frojnd, i cili tha se ishte i bindur që i29-vjeçari do të mbetet një lojtar i Bayernit.

Sipas Diario AS, Kimic ka identifikuar një serë klubesh për të cilat do të ishte i interesuar të nënshkruante, ku Real Madridi është në krye të listës, ndërsa Liverpulli, Man. Siti dhe Arsenal janë gjithashtu të përfshirë.

Barcelona kishte treguar interesim për Kimihun, dhe ata kanë një lidhje me të përmes Hansi Flik, por kërkesat e tij të larta për rrogën, së bashku me shfaqjen e Mark Kasado-s dhe Mark Bernal, kanë bërë të ndërprehet interesim i tyre për momentin.

Javën e kaluar, u raportua se kishte pasur kontakt midis kampit të Kimihut dhe Real Madridit. Klubi madrilen mund të kërkojë një mesfushor më të mirë në zotërimin e topit gjatë verës, ku figura si Ederson i Atalantës dhe Martin Zubimendi i Real Sosiedadit janë konsideruar opsione të preferuara për këtë pozicion.

Kimih nuk ka qenë ndër objektivat e tyre, por në varësi të zhvillimeve me lojtarë të tjerë, “Los Blankos” mund të konsiderojnë një lëvizje për një lojtar që përshtatet me politikën e tyre të rekrutimit të veteranëve, vetëm nëpërmjet marrëveshjeve si agjent të lirë.

LEXO EDHE:

Back to top button