Ylli i NBA-s, kanos bashkëshorten dhe fëmijët me pistoletë!

Basketbollisti i njohur amerikan Raxhon Rondo, dy herë kampion në NBA (me Boston dhe Los Anxhelos Lejkers), është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij Eshli Baçelor. Ajo ka denoncuar Rondo-n në polici, duke e akuzuar se e ka kërcënuar me pistoletë, si atë ashtu dhe fëmijët.

Ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, pas një debati që ata kanë patur në shtëpinë e ish-bashkëshortes. Sipas Baçelor-it, ylli i NBA-s, ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërcënuar se do t’i vriste të gjithë. Çifti, nga lidhja, kanë dy fëmijë, që tashmë jetojnë me nënën.

Policia ende nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këtë ngjarje dhe këto akuza, por sipas “TMZ”, ajo po heton për këtë denoncim.

Për momentin, basketbollisti që është nën kontratë me Klivlend Kavaliers, është i lirë dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

LEXO EDHE:

Back to top button