Ylli i NBA-s, transferohet në kampionatin e Tajvanit?!

Basketbollisti amerikan Duajt Hauard, tashmë 36 vjeç, ish-kampion në NBA me skuadrën e Los Anxhelos Lejkers, ka braktisur SHBA-në, për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij. 8 herë pjesëmarrës në “All Star Game”, Hauard do të transferohet në Tajvan.

Ai ishte pjesë e Lejkersit sezonin e kaluar, ekip me të cilin u shpall kampion në vitin 2020. Gjithsesi, këtë verë asnjë skuadër nuk i ofroi një kontratë veteranit, andaj vendosi të luajë në një shtet tjetër, ku  firmosur një kontratë 1-vjeçare me ekipin e “Taoyuan Leopards”.

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe mezi pres të zbarkoj në Tajvan për të rinisur të luaj. Mbërrij me krahët e hapura, gati të përqafoj të gjithë me një buzëqeshje të madhe në fytyrë”, tha Hauard, që në karrierën e tij në NBA ka luajtur edhe me Orlandon, Hjuston, Atlanta, Sharlotin, Uashingtonin dhe Filadelfia.

 

“Në Amerikë nuk më deshën më, andaj vendosa të largohem dhe më pëlqen kjo sfidë e re”, tha Duajt Hauard, që sezonin e fundit kishte një mesatare prej 6.2 pikësh e 5.9 kërcime për ndeshje. Në NBA, luajti 18 sezone si profesionist.

LEXO EDHE:

Back to top button