Ylli i PSZH-së posedon “Ferrari 458”, por lëviz me taxi?!

Markinjos, ylli i PSZH-së, ka në garazhin e tij një “Ferrari 458 Italia”, të cilën e ka blerë pasi ka nënshkruar kontratën e tij me klubin francez, por preferon të lëvizë me taksi. Ka qenë vetë lojtari që e ka zbuluar këtë në një intervistë të dhënë për “So Foot”.

 

 

“E kam blerë kur kam ardhur te PSG, por është e vërtetë, e përdor shumë pak. Nuk më pëlqen t’i jap makinës, preferoj të marr një taksi. Ferrari-n e përdor vetëm me familjen ose miqtë, kur mund të marr ndonjërin në makinë.

Ta shes? As që bëhet fjalë, është pjesë e historisë sime. Nuk kemi qenë të pasur kur kam qenë i ri. E di mirë se është teka e një futbollisti të ri, por është pjesë e një ëndrre të kthyer në realitet. Kam ëndërruar gjithmonë që të bëhem një futbollist profesionist, të laj për një ekip të madh dhe të blej një makinë të bukur. Kur kam marrë çelësat e Ferrari-t në dorë, i kam thënë vetes: ‘ja,  tani ia kam dalë me të vërtetë,” ka thënë mes tjerash Markinjos.

LEXO EDHE:

Back to top button