“Ylli” kanadez te Bajern Munihu, kërkon kalimin te Real Madridi
Prej disa kohësh tashmë, “ylli” kanadez i mbrojtjes, Alfonso Dejvis është në “radarët” e “galakatikëve” të Real Madridit dhe duket se shumë shpejt mund të shohim dhe një kalim të 22-vjeçarit, në “Santiago Bernabeu”.
Dejvis e dëshiron një kalim te madrilenët dhe këtë gjë e konfirmoi dhe menaxheri i tij, Ndeal Househ, i cili përveç se fton “galaktikët” të bëjnë një ofertë për lojtarin, shton se një nga arsye më të forta që lidh kanadezin me një kalim në Spanjë është me miqësia e ngushtë me mbrojësin austriak, David Alaba.
“Ka shumë klube të interesuara për Dejvisin, sidomos nga Premier Liga. Jam i sigurt se Real Madridi mund të jetë një nga klubet që do të donte të nënshkruante me Dejvisin. Të gjithë duan ta kenë pjesë të tyren një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë
Ka luajtur me Alaba-n për 3 vite te Bayern. Ata janë shokë dhe bisedojnë gjatë gjithë kohës. Sigurisht që bisedat janë private. Dejvis nuk m’i tregon as mua. Por jam i sigurt që Alaba do donte të luante përsëri në të njëjtin ekip me Dejvisin,“ u shpreh Househ.