Zaev: Besoj se me Bullgarinë do të gjejmë zgjidhje

Kryeministri Zoran Zaev sot shprehu besimin se do të gjendet një zgjidhje me Bullgarinë me të cilën do të jenë të lumtura të dyja palët dhe tha se Bullgaria i mbështet proceset e integrimit evropian të vendit.

“Besoj se ne si kryeministra ashtu edhe ministrat tanë do të kujdesemi që në fund të fundit të biem dakord dhe të gjejmë një zgjidhje ku të dyja palët do të jenë të lumtura, do të vazhdojmë përmes atyre zgjidhjeve për të promovuar dhe forcuar miqësinë dhe bashkëpunimin e mirë midis dy vendeve”, tha Zaev.

Ai përsëriti se planifikon të bëjë vizitën e tij të parë zyrtare në Bullgari si kryeministër në mandatin e tij të dytë.

“Bullgaria është një mik i madh i yni dhe natyrisht që duhet të vendosemi me kujdes dhe në mënyrë miqësore duke pasur parasysh rrethanat, atje qytetarët shprehin pakënaqësi para Parlamentit bullgar dhe qëllimi ynë për t’u takuar është i hapur në varësi të kohës kur krijohen kushtet. Ne nuk duam të shkaktojmë ndonjë situatë të pakëndshme ose nervozizëm sepse ka tema të tjera të hapura tek qytetarët”, tha Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button