Zaev: Ka pasur indikacione serioze për arratisjen e Kamçevit

Kryeministri Zoran Zaev theksoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare kishte indikacione serioze për arratisjen e biznesmenit Kamçev. Ndërsa vet ai thotë se ishte i informuar në cilësinë e kryeministrit.

Sigurisht se jam informuar nga institucioni që është në kompetencat e Qeverisë, Agjencia për Siguri Kombëtare, përmes korrespondencës zyrtare të sigurisë së lartë, për detajet për parashtresën para Prokurorisë. Këto janë informacione të sigurisë së lartë dhe nuk mund t’i komentoj, por mund të them se janë arsye serioze të cilat ishin bazë që këtë konstatim ta dorëzojnë në Prokurorinë Publike, e cila vendos a duhet të ndërmarrë diçka ose jo. Ja vendosi të marrë para Gjykatës, dhe Gjykata mori vendim. Ajo që pash unë, sipas standardeve të mia, është edhe atë shumë, e argumentuar seriozisht, në përputhje me atë që është nënvizuar në vet korrespodencën. 28:09 Mund të them, sipas vlerësimit tim, ka argumente serioze që institucioni kompetent, në mënyrë të pavarur nga pushteti ekzekutiv, të marrë vendim- deklaroi  Zoran Zaev- kryeminister.

LEXO EDHE:

Back to top button