Zaev: Me Shekerinskën jemi edhe shokë, bashkëpunimi ynë do të vazhdojë

Kryeministri Zoran Zaev sot ka komentuar paralajmërimet e Radmilla Shekerinsës, e cila ka deklaruar se nuk do të parashtrojë kandidaturë  për nënkryetare të LSDM-së në Kongresin e ardhshëm, transmetoi Alsat. Zaev tha se përkundër këtij vendimi, bashkëpunimi mes tij dhe Shekerinskës do të vazhdojë.

“Ju thash se do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të funksionojmë. I pranoj qëndrimet që janë thënë nga ana e saj, por aspektet e bashkëpunimit në të ardhmen janë të mëdha, sepse nuk jemi vetëm kryetar dhe nënkryetar i LSDM-së, por jemi edhe shokë të mirë. E di që jeta do të vazhdojë me bashkëpunim të mirë mes meje dhe Radmillës”, tha mes tjerash Zaev.

LEXO EDHE:

Back to top button