Zaev në FB: Fokusi është rritja ekonomike dhe përmirësimi i standardit të jetesës

Sipas FMN-së, Qeveria pret që punësimi të rimëkëmbet gradualisht për sa i përket zhvillimeve ekonomike për vitin e ardhshëm, ndërkohë që rritja e lartë e pagave, rritja e remitancave dhe përdorimi i një pjese të kursimeve të akumuluara do të ndikojnë në rritjen e të ardhurave të disponueshme. Fokusi është rritja ekonomike në vend dhe përmirësimi i standardit jetësor, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev në Facebook.

“Fondi Monetar Ndërkombëtar në deklaratën e tij të fundit përshëndeti masat dhe politikat ekonomike të qeverisë që kanë ndihmuar në ruajtjen e punësimit dhe në zbutjen e ndikimit të pandemisë në ekonomi”, tha Zaev, duke renditur pikat kyçe të deklaratës së FMN-së.

Ai thekson se Qeveria në konsultim me të gjitha palët relevante në vend ka marrë masa për qytetarët dhe ekonominë me qëllim të ruajtjes së likuiditetit dhe ruajtjes së vendeve të punës.

LEXO EDHE:

Back to top button