Zaev: Sigurojmë kushte cilësore për zhvillim të drejtë të fëmijëve

Gjatë tre viteve e gjysmë janë hapur apo zgjeruar 63 objekte të kopshteve, në tre muajt e fundit janë hapur gjashtë të reja, ndërsa deri në fund të vitit do të hapen edhe pesë kopshte.

“Sigurojmë kushte cilësore për zhvillim të drejtë të fëmijëve. Ndërtojmë dhe rinovojmë kopshte në mbarë shtetin dhe investojmë në shkathtësitë e kuadrit”, shkroi sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai përkujtoi se për 3 vite janë hapur dhe zgjeruar 63 objekte, në të cilat janë përkujdesur 3.386 fëmijë. Në tre muajt e fundit, shkruan Zaev, janë hapur gjashtë kopshte të reja në Gostivar, Saraj, Ilinden, Llozovë, Bërvenicë dhe në Resnjë, me çka është rritur përfshirja për 415 vende për përkujdesje të fëmijëve, ndërsa nga fundi i vitit, siç paralajmëron, do të hapen edhe kopshtet në Kumanovë, Bogovinë, Bosillovë dhe fshatin Përdejci – Gjevgjeli, me çka do të rritet kapaciteti për edhe 189 fëmijë.

LEXO EDHE:

Back to top button