VMRO-ja s’voton “gjendjet e jashtëzakonshme”

VMRO-DPMNE-ja nuk do të miratojë pesë vendimet e Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në periudhën mars-qershor. Sipas tyre, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk u shfrytëzua për miratimin e vendimeve të duhura për përmirësimin e situatës shëndetësore por as ekonomike.

Bazë e dytë për këto vendime ishte menaxhimi me pasojat ekonomike. Sot, disa muaj më vonë, kemi përkeqësim drastik të gjendjes ekonomike në vend dhe rritje të papunësisë. Qeveria i keqpërdori dhe në vend që të marrë masa në këto sfera solli dekrete me fuqi ligji që u keqpërdorën për blerje votash, ndryshim të Kodit zgjedhor në 12 pa 5 ose dhënien e licencave për marihuanë, etj”-tha Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE .

LSDM-ja thotë se VMRO-ja ka vendosur të mbetet në anën e kundërshtarit dhe me sjellje obstruktive të kundërshtojë masat që kanë qenë në shërbim të qytetarëve. Sipas partisë në pushtet, vendimi i opozitës s’do të ketë pasoja.

Të gjithë atë që flitet se nëse nuk miratohen vendimet me 2/3 e votave do të ketë ndikim tek qytetarët, unë e hedh poshtë. Edhe në këtë situatë Kushtetuta është e qartë, bëhet fjalë për një kohë dhe për një situatë në të cilën nuk kishte kushte për thirrjen e Kuvendit dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme ishte në kompetencë të Presidentit”-pohoi Kostadin Kostadinov, LSDM .

Propozimet për konfirmimin e vendimeve për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme janë në rend dite në seancë plenare.

Në bazë të procedurave do të duhet të miratohen me shumicë prej 2/3 ashtu siç e parasheh Kushtetuta dhe mbetet të shihet cili do të jetë qëndrimi i grupeve parlamentare, gjegjësisht deputetëve. Eventualisht për mosmiratim të vendimeve, institucionet e tjera janë kompetente të vlerësojnë pasojat e mundshme juridike”-tha Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Presidenti Pendarovski shpalli pesë herë radhazi gjendje të jashtëzakonshme në periudhën prej 18 marsit deri më 15 qershor. Në atë kohë Kuvendi ishte shpërndarë pasi ishin shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Fatlume Dervishi 

LEXO EDHE:

Back to top button