Zaev: Vazhdojmë përpjekjet për zgjidhje me Bullgarinë

Kryeministri Zoran Zaev shprehu bindjen se kryesimi i Sllovenisë me BE, që fillon më 1 korrik, do të tregojë një qasje serioze në çështjen e zgjerimit dhe fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Siç shtoi Zaev, pala maqedonase do të vazhdojë me përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për heqjen e vetos bullgare, por në masën që mund të diskutohet.
“Ne vazhdojmë me përpjekjet tona, me duke ditur se sa larg mund të shkojmë dhe çfarë është e negociueshme, duke shpresuar se evropianizimi përmes mekanizmave evropianë do të vazhdojë së shpejti, dhe këto janë kapitujt. Evropianizimi në vendin tonë ndodh çdo ditë, ne nuk kemi asnjë alternativë tjetër. Pritjet e mia janë që kjo të ndodhë në dhjetor të këtij viti”, tha Zaev.