Zaire-Emery u “bashkohet” Vincius Jr dhe Gavit

Shumë lojtarë po dëmtohen në ndeshjet me skuadrat kombëtare. Gavi i Barcelonës mbylli sezonin, Vinisius Junior do t’i mungojë rreth 3 muaj Realit të Madridit. Ndërkohë që ka mbyllur këtë vit edhe Varren Zaire-Emery. 17-vjeçari i talentuar i PSZH-së, shënoi në fitoren 14-0 kundër Gjibraltarit, duke u bërë shënuesi më i ri në historinë e “Gjelave”.

Por, adoleshenti i kampionëve të Francës, pësoi një dëmtim në gju në suksesin e thellë kundër modestëve të Gjibraltarit. Shtypi francez shkruan se mesfushori ka mbyllur vitin 2023, duke humbur në këtë mënyrë duelet e Ligue 1 dhe dy sfidat e Ligës së Kampioënve kundër Njukasëllit dhe Borusia Dortmund.

LEXO EDHE:

Back to top button