Zamir Dika, president i ri i KF Shkëndija

Një ditë pasi që shkarkoi Artim Shaqirin nga posti i trajnerit, sot skuadra e Shkëndijës zyrtarizoi kryesinë e ri, ku në pozitën e presidentit ka caktuar ish rekrotorin e Universiteti të Evropës Jugolindore, Zamir Dikën.
Ndërkohë në postin e drejtorit sportiv te kuqezinjët do të jetë Harun Isa, i cili në ekipin e vet do të ketë ish-futbollistët e Shkëndijës si: Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzin.
Mediat raportojnë se në postin e trajnerit të skuadrës kuqezi do të caktohet Qatip Osmani, i cili me Shkëndijën arkëtojë 3 tituj kampioni në Ligën e Parë dhe njëherë arkëtoi Kupën e Maqedonisë.
Ndërkohë, skuadra tetovare konfirmoi largimin e Leard Sadriut, i cili do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Murës në Slloveni.