fbpx

Zaniolo ka këputur ligamentet e gjurit të majtë


Nicolo Zaniolo ka këputur sërish ligamentet në gjurin e majtë. Nicolo Zaniolo është futbollist i pafat. Ylli i ri i Romës ka pësuar sërish lëndim të rëndë të gjurit.

Zaniolo u zëvendësua në minutën e 40-të të ndeshjes mes Italisë dhe Holandës në Amsterdam mbrëmë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Futbollisti sot u është nënshtruar testeve mjekësore të cilat kanë konfirmuar lajmin e keq.

Ai ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe nesër duhet të operohet. Hera e dytë e njëpasnjëshme brenda vitit që pëson një lëndim të tillë. /Lajmi.net/

LEXO EDHE:

Back to top button