Zbulohen arsyet përse Guardiola refuzoi stolin e Brazilit

Timonieri i Man. Sitit, Josep Guardiola, nuk e ka shfrytëzuar rastin për të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares braziliane. Spanjolli mund të zëvendësojë Tite, i cili njoftoi largimin e tij nga kombëtarja braziliane menjëherë pas largimit nga Botërori në fazën çerekfinale.

Sipas gazetarit Simon Malloç, Pep Guardiola hodhi poshtë një ofertë nga Federata e Futbollit të Brazilit, duke përmendur “punën e papërfunduar te Man. Siti”.

Ai zgjodhi vazhdimin e marrëveshjes me “qytetarët”, e cila skadoi në fund të sezonit aktual. Guardiola është në krye të gjigantëve anglezë që nga viti 2016, ndërsa kontrata e tij e re është deri në vitin 2025./abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button