Zbulohen detajet dhe klauzola e kontratës së Marus Turamit

" "

Interi ka zyrtarizuar afrimin më të ri në ekip, sulmuesin francez Markus Turam me parametra zero nga klubi gjerman i Borussia Mynshengladbah.

“Gazzetta.it” ka zbuluar detajet e kontratës së tij me klubin italian. Turam do të ketë një kontratë deri në vitin 2028 me zikaltërit dhe gjithashtu ka një klauzolë lirimi prej 95 milionë eurosh, e cila do të jetë e vlefshme deri në ditën e fundit të kontratës dhe që nuk do të ulet me kalimin e viteve.

Sulmuesi francez do të përfitojë një pagë prej 6 milionë euro neto në sezon, ose 7.7 bruto, falë avantazhit të dekretit të rritjes të shfrytëzuar nga Interi. Ai ka firmosur për 5 vite. Fiton një komision thuajse 8-9 milionë euro dhe agjenti. Më pas këtyre gjashtë milionëve do t’u shtohen bonuset, të lidhura me arritjen e rezultateve të caktuara dhe një numër specifik paraqitjesh.

LEXO EDHE:

Back to top button