Zbulohen detajet e marrëveshjes Hamilton-Mercedes

Luis Hamilton dhe skuadra e “Mercedes” janë pranë marrëveshjes për të rinovuar kontratën të paktën edhe për një vit. Duket se palët kanë dëshirë të vijojnë bashkëpunimin mes tyre, duke parë sukseset që kanë arritur vitet e fundit në Formula 1.  Piloti britanik ka ulur disi pretendimet e tij financiare, nga 45 milionë dollarë në sezon në 40 milionë dollarë. Gjithsesi, ai ka kërkuar një kontratë 2-vjeçare, por me një klauzolë në favorin e tij, që të largohet nga “Mercedes” në fund të këtij viti.

 

 

Në rast se Hamilton do të qëndrojë edhe vitin 2022, ai nuk do të ketë veton për shokun e ri të skuadrës në rast se “Mercedesi” largon Valteri Botas dhe vendos të marrë një pilot tjetër (Xhorxh Rasell), për të rritur konkurrencën. Britaniku do të heq dorë nga 10% e bonusit që merr nga “Mercedes” si pasojë e premiove. Së fundi, ronvimi i kontratës po arrihet edhe për shkak se marrëdhënia mes pilotit dhe drejtorit sportiv Toto Volf është mjaft e mirë.

LEXO EDHE:

Back to top button