Zbulohen detajet e transferimit të Marash Kumbullës

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë dhe anëtari i Veronës, sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Romës. Behët fjalë për huazim me të drejtë blerje sezonin e ardhshëm për 30 milionë euro, të cilat shkojnë të gjitha për klubin verdheblu, duke qenë se Kumbulla është rritur te Verona. Ylli i Shqipërisë do të firmosë kontratë për pesë vite (deri në 2025) me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon, plus një masë të konsiderueshme bonusesh, në varësi të paraqitjeve të mbrojtësit.

Mësohet se Kumbulla do të mbërrijë në Romë (rreth orës 16:30), ku do i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe do firmosë kontratën e re. Ai pritet të jetë menjëherë titullar në formacionin e Paolo Fonsekës, i cili luan me katër mbrojtës dhe Kumbullës do i duhet të ambientohet me këtë modul.

LEXO EDHE:

Back to top button