Totenhami mposht Junajtedin, merr yllin e Realit

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se skuadra e Totenhemit ka gjetur akordin me Real Madridin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtedit.

Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevilja dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

LEXO EDHE:

Back to top button