Denveri falë Jokiqit në finale ndaj Lejkersit

Skuadra e Denverit mundi Los Anxhelos Klipers-in, në sfidën e 7-të të gjysmëfinales dhe siguruan finalen në Konferencën e Perëndimit. Skuadra nga Kolorado, njëjtë si edhe ndaj Juta Xhazit, arriti qw të rikthehet nga disavantazhi 1-3, duke shënuar 3 fitore radhazi, që e drejtuan deri te finalja e Konferencës Perëndimore.

Më meritor për fitore ishte Nikolla Jokiq që shënoi 16 pikë, 22 kërcime dhe 13 asiste. Basketbollisti serb është i pari që ka shënuar “Triple Double” me 20 ose më shumë kërcime në ndeshjen e 7-të të një sfide në plej off, dhe i pari, pas 25 vite, që në sfidën e 7-të ka regjistruar një arritje të tillë, vetëm pas 3 pjesëve të takimit në NBA.

LEXO EDHE:

Back to top button